Sali vizitoi nënën nga Ukraina që lindi në Spitalin Gjinekologjik në Çair

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali njoftoi se një nënë nga Ukraina ka lindur në Spitalin Gjinekologjik në Çair. Sali thotë se lehona dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ekipi mjekësorë po kujdeset për shëndetin e tyre.

“Nëna Oksana dhe e porsalindura janë në gjendje të mirë. Ekipi i gjinekologëve, pediatërve dhe infermierëve kujdesen për ta dhe ata janë në duar të sigurta. Në bashkëbisedimin me Oksanën, ajo më njoftoi se është e kënaqur me shërbimin shëndetësor dhe se po ndihet mirë. I urova shëndet dhe çaste të lumtura në jetë”, ka shkruar ministri Sali.
Postimi i plotë i Ministrit: