Në sistemin shëndetësor por edhe në spitale të caktuara të vendit duhet të plotësohen vendet të cilat mungojnë me personel mjekësor, por sa është numri i tyre, dhe si duhet të realizohet ajo nga Ministria e Shëndetësisë nuk precizojnë. Spitali në Prilep ka rreth 500 motra medicinale, 30 mjek gjenden në specializim, por drejtoria e këtij Spitali kanë pranuar se ka munges të kuadrit mjekësor, dhe tanimë kanë dërguar edhe kërkesë deri tek MSH për punësime të reja.
RMV për momentin kërkesat për motra medicinal i plotëson vetëm me 50 për qind, por munges vërehet edhe tek mjekët, dhe si shkak kryesor për këtë munges nga institucionet e vendit pohojnë se është largimi i ekipeve mjekësore jasht vendit. Të gjitha këto pohime ministri Sali i bërri gjatë promovimit të rezonancës magnetike e cila u lëshua në përdorim në spitalin e Prilepit.
“Plani për punësim, është plan vjetor, dhe i cili qarkullon paralelishtë me planin buxhetor për vitin e ardhëshëm, gjatë këtij viti unë nuk e di sa janë kërkesat e spitalit të Prilepit, por me dinamikën e shërbimeve ndaj qytetarëve, dhe rritjen e shërbimeve për secilin pacient, paralelishtë po shqyrtohet edhe kërkesa për punësime të reja në këtë spital.”, tha ministri i shëndetësisë, Bekim Sali.
Ministri Sali poashtu pohoi se plani dinamik i investimeve në aparaturën shëndetësore, dhe në personelin njerzon janë duke vazhduar në të gjitha spitale e vendit.