Sali: Në vijim skriningu për zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës


Kujdesi për shëndetin e grave është një nga prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë. Në vijim është organizuar skriningu për zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës. Gratë për herë të parë kanë mundësinë që të caktojnë kontrollin parandalues ​​në mënyrë elektronike duke u regjistruar në ueb platformën – skrining.mk, njoftoi sot pasdite në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.

Skreningu i organizuar këtë vit, thekson Sali, përfshinë gratë e moshës 36 deri në 45 vjeç, të cilat nuk kanë bërë PAP test në tre vitet e fundit.

“Ekzaminimi për këtë grupmoshë është falas. Qëllimi jonë është të rrisim përfshirjen e grave që do të kontrollohen, duke qenë se zbulimi i hershëm dhe parandalimi i kancerit të qafës së mitrës është po aq i rëndësishëm në kushte të pandemisë. Gjinekologu amë thërret gratë me datën dhe orën se kur duhet bërë PAP testi. Vitin e ardhshëm do të përfshihet një tjetër grupmoshë. Kjo është bërë në përputhje me rekomandimet e OBSH-së, intervali për kryerjen e shqyrtimit është tre vjet për të mbuluar të gjitha grupmoshat”, ka shkruar Sali.

Ky aktivitet, theksoi ministri Sali, realizohet në bashkëpunim me “Termini Im”, UNFPA dhe Komisionin Kombëtar për Kancerin e Qafës së Mitrës pranë Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët në periudhën e kaluar kanë punuar intensivisht për këtë risi.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një video me rastin e aplikacionit të ri skrining.mk