Sali: “Në onkologji s`ka listë pritjeje për rrezatim”

Një i punësuar në Klinikën e Onkologjisë ndalonte kalimin e pacientëve pranë Klinikës ku Ministria e Shëndetësisë së bashkë me këtë klinikë organizuan promovim të aparaturës së re për shërim të pacientëve me kancer. Pas reagimit të mediave, drejtori dha urdhër të lëshohen pacientët. Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali tha se pritje të pacientëve në këtë Onkologji nuk ka. Të gjithë pacientët shërbehen me caktim të një termini.

“Është Klinika e vetme në të cilën nuk ka listë të pritjes. çdo pacient i cili ka nevojë për shërbim cakton termin dhe fillon me trajtimin “ , deklaroi Sali. Drejtori Klinikës Universitare për radioterapi dhe onkologji, Nikolla Vasev tha se pacientja më e re që ështtë trajtuar në këtë Klinikë është 22 vjeçare. Ndërsa mbi 80% të pacientëve janë mbi 60 vjeç.

“Pacientja më e re që është trajtuar në Onkologji i ka 22 vjet. Ndërsa shumica e pacientëve gjëgjësisht 80% janë prej 60 deri 70 vjeç. Me pak pacientë ka prej moshësh 40 deri 50 vjeçare për fat të mirë. Te ne pacientë vijnë vetëm ne kimioterapi “ , deklaroi Nikolla Vasev drejtor i Klinikës Universitare Radioterpaisë dhe Onkologjisë

Ndryshe në Klinikën Universitare të Radioterapisë dhe Onkologjisë është vënë në funksion aparat i ri linear i tipit Varian, i cili ofron mundësinë për radioterapi precize dhe efektive. Aparati tashmë është funksional dhe i disponueshëm për pacientët, siguron sukses të madh në trajtimin e kancerit./KlanMacedonia/