Sali: “Gatishmëri nëse paraqitet vala e pestë e covid-19”

SITUATË STABILE EPIDEMIOLOGJIKE

Komisioni për Sëmundje Infektive do të bëjë simulim se si do të veprojnë institucionet shëndetësore dhe qytetarët nëse vendi kaplohet vala e pestë e Covid 19. Këtë e paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali. Poashtu do të hapet edhe repart i veçantë për mjekimin e pacientëve me post-kovid komplikime. Ministri Sali tha se për momentin situata epidemiologjike është stabile, por shifrat e infektimeve në baza ditore nuk lejojnë që të hiqen tërësisht masat për mbrojtje nga Kovid 19, raporton KlanMacedonia.

“Përderisa kemi prej 80-90 raste të reja me Kovid 19, mendoj që këto masa që I kemi duhet të mbesin. Edhe pse 99% prej masave i kemi shfuqizuar. Situata është stabile, për çdo ditë kemi numër të njëtë të infektimeve. Tash për tash është e qetë dhe nuk kemi ndonjë alarm që paralajmërohet në të ardhmen”. – Bekim Sali

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se brenda tre ditëve të fundit, nga 13 e deri më 15 Maj, janë regjistruar 176 raste të reja me COVID-19. Gjatë kësaj periudhe shënohen edhe dy viktima dhe 275 pacientë të shëruar.

Për momentin shënohen 533 raste aktive me COVID-19 kurse në nëntë qytete të vendit nuk ka asnjë rast aktiv.
Ndryshe, që nga fillimi I epidemiësë, në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar 310.859 infektime, mbi 301 mijë të shëruar dhe 9.291 viktima si pasojë e komplikimeve nga COVID-19.