I pyetur në sarkazëm nëse mundet që përfundimisht ta shpallim koronavirusin të vdekur në Maqedoninë e Veriut, ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali tha se ende është herët për këtë vendim. Sali theksoi se nuk ka informacione se për çfarë do të diskutohet në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive.
“Fatkeqësisht ende nuk mund ta shpallim të vdekur, Nuk e di se çfarë do të vendos sot Komisioni. Në këtë periudhë derisa jemi ne këtu, Komisioni është në mbledhje dhe shpresoj se do të ketë masa sipas rezulatateve që i marrim nga Qendra Epidemiologjike pranë ISHP-së. Sinqerisht nuk e di se cila masë do të lirohet, megjithatë shpresoj që sa më shpejtë të funksionojmë normalisht”, deklaroi Sali.