Sakrifikova për bashkëshortin tim, hoqa dorë nga ëndrrat!

E bukura Lola Haradinaj, e ktyer tashmë kthyer në n personazhin shumë të dashur për publikun shqiptar meqenëse pasi prej vitesh është pjesë e medieve e faqeve rozë.

Ajo më së shumti ka qenë e komentuar për jetën private, romancën me ish-deputetin e AAK-së, Daut Haradinajn.

E njëjta së fundmi në emisionin “E Diell” ka treguar se si ka sakrifikuar për dashurinë duke hequr dorë nga ëndrra për t’u bërë këngëtare.

Gjatë rrëfimit, Lola theksoi se nuk ishte pjesa e xhelozisë, por që ka ditur statusin e bashkëshortit dhe për këtë arsye ka hequr dorë.

“Kam qenë goca më e vogla në familje, jam rritur e përkëdhelur duke qenë si më e vogla, kam ndjekur shkolla muzike, shkolla baleti, shkolla për piano sepse ëndërroja që një ditë të bëhesha artiste e të këndoja dhe jam bërë deri diku por që tani kam një status tjetër që marr përgjegjësi për atë se çfarë përfaqësoj”.

“Kur unë filloja të këndoja dola edhe në skenë, Dauti bashkëshorti im më ka parë nëpërmjet ekranit edhe duke kënduar edhe duke prezantuar, duke qenë pjesë e televizionit. Kur unë fillova të krijoi një lidhje dhe pretendoja të martohesha me të, të krijoja një familje ai nuk është se e kishte me shumë qejf punën e këndimit, gjë që unë në atë kohë si 18 vjeçare që isha e doja shumë. Por, unë hoqa dorë nga muzika për Dautin. Nuk është xhelozi as fanatizëm por e kam respektuar dëshirën që unë më të mos jem pjesë e këndimit duke e ditur statusin që ai ka”, u shpreh më tej Lola.