Safije Sadiki: Sot nëna ime 72-vjeçare po i nënshtrohet për të satën herë provimit të njohjes së gjuhës maqedonase

Deputetja Safije Sadiki Shaini ka postuar një fotografi në rrjetet sociale me nënën e saj e cila momentalisht gjendet pa nënshtetësi.
Nëna e saj 72 vjecare sot futet në provim të njohjes së gjuhës maqedonase me qëllim që ta marr shtetësinë maqedonase.

“ Sot nëna ime 72-vjeçare po i nënshtrohet për të satën herë provimit të njohjes së gjuhës maqedonase, me shpresë që kësaj radhe ta marrë shtetësinë.
50 vjet (gjysmë shekulli) e bën këtë betejë.
Pas kësaj moshe mund të mos i shërbejë më, por e postova këtë fotografi dhe këtë tekst që ta kuptoni betejën tonë në Kuvend.

Nëna shqiptare në Maqedoninë e Veriut përballet me një shtet diskr*iminues vetëm sepse është shqiptare. Asgjë tjetër.
Mbase tash e kuptojmë edhe se nuk është asgjë vonesa 1-mujore e një asistence ekonomike përballë gjysmë shekulli pritje.
“Procesi” vazhdon njësoj si te Kafka. Parashteti vendos për shtetin.
Prandaj, o SHTETësi për të gjithë o SHTET të bll*okuar për të gjithë. “, shkruan Safije Sadiki Shaini.