Safet Boletini, erdhi nga Gjermania për të lu*ftuar dhe u v*ra në Kosovë

Ky djalë i ri që është në këtë foto quhej – quhet Safet Boletini. Ishte njëri ndër stërnipërit e Isa Boletinit. Jetonte në Gjermani dhe, si e gjithë familja e tij, iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Para se të nisej për në lu*ftë erdhi të më takonte në shtëpinë ku banoja dhe pastaj, sëbashku me shokët e tjerë, në një autobuz, nisën udhëtimin. Diku afër Mynihut i ndaloi policia gjermane dhe u kerkoi dokumentat. Gjysma e tyre, të cilët nuk kishin status, e kishin të ndaluar të udhëtonin.

Shoku ynë që i shoqëronte, Nebi Bajraktari, më telefonoi. Në kohën kur po zhvillohej debati miqësor mes policisë gjermane dhe shqiptarëve që ishin nisur për në luftë, mes të tjerëve, nderhyri edhe Safeti, duke i thënë se:
“Keni mujt me na ndalua kur u futëm në këtë vend, por për me vdekë për Kosovën, jo ju, por askush nuk na ndalon”.
Në pikun e diskutimeve arriti shefi i policisë dhe kur mësoi se cili ishte qëllimi i udhëtimit, u tha: “Rruga e mbarë ju qoftë” dhe caktoi një patrullë që t’i përcillte deri në kufirin austriak.
Në ndarje u tha: “Të kishte shteti ynë djem si ju, do e kishte për nder”.
Atëherë bëra një shkrim për ngjarjen në “Zëri i Kosovës”.

Në çastin e ndarjes me shoqëruesit, pikërisht kur nga Shqipëria do të futeshin në Kosovë, Safeti ia dorëzon pasaportën e tij gjermane një shokut tonë, të organizuar, Malushit dhe i thotë se:”Nëse vr*item, pasaportën dergoje tek babai im, nëse Kosova është e lirë dhe e gëzoj lirinë, do të takohemi”.
Safeti u v*ra në luf*të. Ishte komandanti i Njësiteve “Tigrat” dhe e kam ndjekur një fjalë të tij në 28 nëntor 1998, në pikun e lu*ftës, ku betohet se nuk do të pushojë lu*fta e tij deri në bashkimin kombëtar.
U v*ra si burrat!

Pas l*uftës, sëbashku me Rifat Jasharin, Malushin dhe Abdyl Himën shkuam tek babai i tij dhe ia dorëzuam pasaportën, si amanet të fundit.
“Nuk më vjen keq për djalë, tha, lu*fta i ka këto, por kam frikë se mos mbetet në rrugë amaneti i tij. Baca Rifat, i tha Rifat Jasharit: “E nisa djalin në lu*ftë nën shembullin e vllezërve, babës dhe fisit tuaj, të mos na bahet gjaku ujë”.
Pastaj u kthye nga unë e më tha se, edhe duke dëgjuar fjalët tuaja e nisa djalin, veç rrini fjalëve”.
Shkuan kaq vite. Nuk e harroj atë ditë kur prindërit e tij e përkëdhelnin pasaportën e të birit dhe ishin trazuar për amanetin dhe ëndrrën që kishte pasur i biri!
U nisën për një Ëndërr të madhe! U REALIZOFTË ËNDRRA E TYRE!
Bedri Zenel Islami