Nga: Abdulla Mehmeti
Shpërndaje pa frikë, ose hesht dhe bëhu bashkëpjesëmarrës i krimit mbi qeniet njerëzore dhe natyrën!
APEL QEVERISË SË MAQEDONISË
Sa më parë ta harroni Jugohromin, me filtra apo pa filtra, më mirë për Ju, për shtetin dhe qyterët e tij!
Me filtra, apo pa filtra, Jugohromi vret njerëz, dhe ne jemi të detyruar ta mbrojmë vetveten, shëndetin tonë, shëndetin e fëmijëve dhe ambientin ku jetojmë.
Nëse vihet në rrezik edhe vetëm një jetë njeriu, nuk arsyetohet ky veprim kriminal me interes ekonomik, ku asgjë nuk përfitojnë shteti dhe qytetarët, por mafia politike.
Sa kanë pasur shteti dhe qytetarët humbje me mbylljen e shumë fabrikave të tjera në vend, hedhjen në rrugë të dhjetëra mijë të punësuarve, vetëm për shkak se një grup oligarkësh patën mundësi të pasurohen përmes këtij procesi të falimentimit, shitjes dhe privatizimit kriminal, për të cili askush deri më sot nuk ka dhënë llogari?!
TRANSPARENCA ËSHTË VLERË E DEMOKRACISË, APO JO?
Sado e vogël të jetë sasia e këtij helmi, njerëz vret!
https://en.wikipedia.org/wiki/Silicon_dioxide