Sadiku: Zaevi na ftoi në qeveri dhe ne pranuam

Në Klubin e Deputetëve është realizuar takimi mes lideri të LSDM-së Zoran Zaev dhe liderit të PDSH-së Menduh Thaçi.
Në takim morën pjesë edhe pjesëtarë të tjerë të partive, si Radmilla Shekerinska dhe Oliver Spasovski nga LSDM dhe Azem Sadiku nga PDSH.

Sadiku pas takimit deklaroi se Zaev i ka ftuar që të marrin pjesë në Qeveri dhe ata kanë pranuar. Njoftoi se janë formuar edhe grupet e punës.
“Kishim ftesë për takimin e sotëm dhe ishim bashkë delegacioni i partisë me kryetarin e partisë. Na u ofrua mundësia që të jemi pjesë e qeverisë së ardhshme nga kryetari i LSDM-së Zoran Zaevi, dhe ne si parti e kemi pranuar ftesën dhe janë formuar grupet e punës që do të udhëheqjen nga kryetari i partisë bashkë me sekretarin e LSDM-së, Ljupço Nikollovski” tha Sadiku.
Sadiku nuk ka treguar kushtet pasi siç do t’i definojnë grupet e punës. Nuk është folur as për ndarjen e resorëve.