Sadiku pas aderimit në ASH: “Ndjehem i tradhtuar nga PDSH”


Kreu i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku sot është deklaruar në lidhje me aderimin e tij në Aleancën për Shqiptarët. Sadiki tha se ndjehet i tradhtuar dhe se kreu i PDSH-së e ka shitur për shumë lirë pasi nuk e mbështeti në raundi e dytë të zgjedhjeve lokale.
“Fatkeqësisht pas rrethit të parë, ku unë bindshëm fitova me 706 vota diferencë, kryetari i PDSH-së më shiti shumë lirë, unë nuk e kam çmimin aq”, tha mes tjerash Sadiku.

“Nuk dua të komentoj z. Thaçin, prej rrethit parë pasi më uroi fitoren e rrethit të parë, prej atë ditë më nuk më ka bërë asnjë telefonatë asnjë kontakt. Nuk u desht ta bëj këtë. Unë jam i vetmi që deri në fund kam qenë besnik i ideologjisë së PDSH-së. Tash vendimin për largim pas kësaj tradhtie të madhe që bëri paria e kam marrë personalisht vet, kurse strukturat e mia në karshiakë më kanë autorizuar që unë të bisedoj me Aleancën” , pohoi Sadiku.