Sadik Sulejmani kandidat i ASH-së për Bogovinën

Në Kuvendin e Degës së Bogovinës, ASH dhe Alternativa me shumicë votash zgjodhën kandidat të ri për Kryetar Komune, z. Sadik Sulejmani.
Kryetari i deritanishëm z. Albon Xhemaili, e uroi kandidatin e ri dhe i dëshiroi suksese në kampanjë duke premtuar mbështetjen e tij.

Aleanca për Shqiptarët edhe një herë dëshmoi demokracinë brenda partiake, ku secili anëtar ka të drejtë të konkurojë dhe të pretendojë për të udhëhequr procese.
Për biografinë e Kandidatit të ri të ASH dhe Alternativa për Kryetar Komune, ju njoftojmë më vonë.