Sadik Ferati emërohet zëvendës seleksionues te Maqedonia U20 në volejboll


Për herë të parë një shqiptar gjen vend në stafin e ekipeve përfaqësuese të Maqedonisë së Veriut në volejboll. Sadik Ferati nga Klubi i Volejbollit Liria e Zherovjanit është emëruar ndihmës seleksionues në përfaqësuesen U 20 të Maqedonisë së Veriut.

Angazhimi i parë i Feratit me ekipin përfaqësues do të jetë në Ballkaniadën e Volejbollit për lojtarë nën 20 vjeç që do të zhvillohet prej 6 deri më 10 shtator në Tiranë. Maqedonia e Veriut gjendet në grup me përfaqësueset e Turqisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

“Sigurisht se jam i kënaqur me emrimin zëvendës seleksionues, posaçërisht nëse llogarisim faktin se nuk është se ka pasur shqiptarë më herët në këto pozita. Do të tentoj me punë sa më të mirë të arsyetoj besimin e dhënë”, shprehet për Sportmania, Sadik Ferati.