Sadi Bexheti dem baba dem jam tetovar (VIDEO)

Partia Demokratike Shqiptare në zgjedhjet e 17 Tetorit garon me një kandidat tashmë të njohur në Komunën e Tetovës i cili ka administruar më parë në një mandat me këtë qytet.
Në vijë të kësaj vetë Sadi Bexheti së bashku me PDSH-në ofron një program shumë të mirë që do të ndikojë në interesin e përgjithshëm të qytetarëve.

Por ai nuk harron ta përmend edhe origjinën e tij dhe përmes kësaj do të tregojë se ai e njeh mirë këtë ambient siç është Tetova sepse ai është siç shprehet : Dem baba dem tetovar.
Sadi Bexheti është tetovar, i lindur në këtë qytet dhe i rritur aty. Ai thotë se ka kandiduar me të vetmin qëllim dhe ai është kualiteti i jetës së qytetarëve sepse ata meritojnë më shumë.