Sabriu e Kumria flasin para prokurorit: Duhemi shumë!

Ka pasur reagime të shumta në media dhe rrjete sociale për gjestin e një burri dje para QKUK-së. Duke e mos ditur se mediat ishin në transmetim live ai go*diti me shup lakë prapa kokës gruan e tij që po dilte nga Qendra Klinika Universitare e Kosovës.

Indeksonline ka mësuar identitetin e çiftit në fjalë. Sabri Rama dhe Kumrie Rama janë dy personat në fjalë të cilët sot janë ftuar nga prokuroria për intervistim. Burime të Indeksonline brenda prokurorisë kanë mësuar deklaratat e çiftit. Tejet romantik e të dashur me njëri-tjetrin janë shfaqur para prokurorit Sabriu e Kumria.

“Ne dashurohemi shumë. Sabriu kurrë nuk më ka rra*hur as që ka ushtruar dhu*në ndonjëherë ndaj meje. Gjesti i tij ka qenë nga dashuria. Qëllimi i Sabriut ka qenë që të ma mbulonte fytyrën pasi kishte parë kamerën” ka thënë gruaja Kumrie Rama në deklaratën e saj.

I dashur dhe i butë ndaj gruas është shfaqur në deklaratë edhe burri Sabri Rama. “Ne duhemi dhe kemi raporte të mira. Nuk ka pasur asnjë qëllim dhu*ne ndaj gruas” ka thënë në deklaratë Sabri Rama. Indeksonline mëson se çifti kishte ardhur për një kontroll në QKUK pasi paraprakisht kishte vizituar një QKMF të Obiliqit.