Sa zgjatë imuniteti kundër koronavirusit?

Niveli i antitrupit te pacientët të cilët janë shëruar prej Kovid-19 bie ndjeshëm dy deri në tre muaj pasi infektimi qetësohet, kjo theksohet në studimin e shkencëtarëve kinezë te pacientët e infektuar me simptoma dhe pa simptoma të sëmundjes. Zbulimi i tyre shtron pyetjen për kohëzgjatjen e imunitetit kundër koronavirusit të ri, lajmëruan mediat perëndimore.

Rezultatet e studimit, të publikuara në revistën Nature Medicine, e tregojnë rrezikun nga përdorimi i të a.q. “pasaporta për imunizim” kundër Kovid-19 dhe e mbështesin tezën se nevojitet një kohë e gjatë të mbahet distanca sociale dhe të izolohen grupet e rrezikuara të pacientëve, thonë shkencëtarët.

Autoritetet shëndetësore në disa vende, si Gjermania, debatojnë nëse është etike dhe praktike t’u mundësohet personave për të cilët është konfirmuar se kanë antitrupa ndaj virusit të ri të lëvizin më lirshëm nga të tjerët.

Nga studimi kinez hulumtuesit kanë zbuluar se ata të cilët janë testuar pozitivisht të të antitrupave imunoglobulinë Г (IgG), kanë pasur rënie të mprehtë prej rreth 90 për qind pas dy apo tre muajve. Ky lloj i antitrupit është me rëndësi thelbësore për trupin e njeriut dhe e mbron nga viruset, bakteret dhe fungit.

Autorët e studimit janë shkencëtarë të filialit të Qendrës kineze për kontroll dhe parandalim të Sëmundjeve dhe kolegë të tyre nga institucione të tjera kineze.

“Studimi nuk e përjashton mundësinë që pjesë të tjera të sistemit imunologjik të sigurojnë mbrojtje nga koronavirusi i ri”, deklaroi Xhing Dong-jang, profesor për virologji në Universitetin në Hong-Kong, i cili nuk u përfshi në studim.

Disa qeliza mbajnë mend si të përballen me virusin pas takimit të parë me të dhe mund të sigurojnë mbrojtje të sigurt nëse sërish ndeshen me infeksionin. Shkencëtarët ende hulumtojnë nëse ai mekanizëm punon kundër koronavirusit të ri.