Sa ushtarë ukrainas humbën jetën në nëntor, dalin shifrat

Rusia pretendon se Ukraina humbi mbi 8,000 ushtarë vetëm në nëntor.

“Në nëntor, forcat ukrainase humbën 8,300 ushtarë, pesë avionë, 10 helikopterë, 149 tanke, më shumë se 300 transportues të blinduar”, tha Sergei Shoigu përcjell Pa Censurë.

Në periudhën e fundit, ushtria ruse çliroi Mayorsk, Pavlovka, Opitno, Andreevka, Belegorovka dhe vende të tjera.

Megjithatë, kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, tha se rreth 100,000 ushtarë vdiqën në Ukrainë, por më pas informacioni u fshi. Por këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, Mykhailo Podolyak, tha se ata kishin humbur 10,000 deri në 13,000 ushtarë deri më tani. Por Ukraina pretendon se më shumë se 80,000 ushtarë rusë kanë vdekur që nga fillimi i luftës. Pushtimi rus i Ukrainës filloi më 24 shkurt.