Sa % të trurit përdorim?

Një pyetje që ka arritur të inspirojë skenarët e disa prej filmave më të njohur – por si qëndron e vërteta dhe çfarë thotë shkenca për këtë?
Sipas një sondazhi të vitit 2013, rreth 65 % e amerikanëve besonin se ne përdorim vetëm 10 % të trurit tonë. Por ky është vetëm një mit!

Neurologët më të mirë të momentit janë në konsensus për këtë dhe përgjigja e saktë e pyetjes është… Të gjithin! Në fakt, sipas neurologut Barry Gordon, ‘Shumica e trurit është pothuajse gjithmonë aktive, në përjashtim të disa rasteve të veçanta’.

Truri i njeriut është kompleks dhe misterioz. Kjo sigurisht është arsyeja se pse pyetjet dhe keqkuptimet rreth funksionit të tij vazhdojnë ende sot e kësaj dite. Fundja, që prej antikitetit, filozofët e njerëzit e mendjes e kanë marrë ‘trurin’ si subjekt në studimet e tyre.

Siç thamë, përgjigja e saktë është: Të gjithin!
E vetmja herë kur disa rajone të trurit nuk përdoren është kur dëmtimi ose sëmundja e trurit i ka shkatërruar ato zona. Cilën pjesë të trurit përdorim në çdo moment, ndryshon në varësi të asaj që po bëjmë apo mendojmë, por nuk është aspak e vërtetë që njerëzit përdorin vetëm një pjesë të vogël të kapacitetit të trurit apo 10% të tij!

Përdorimi i energjisë së trurit
Truri përdor afërsisht 20% të energjisë së trupit, edhe pse ai përbën shumë më pak se 20% të masës totale të trupit. Ndaj ka disa metoda se si mund ta përmirësoni funksionin e tij.

1 – Hani ushqime me vlera ushqyese
Hulumtimet sugjerojnë se disa mikronutrientë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit. Ngrënia e një diete të pasur me antioksidantë, si vitamina E dhe beta karoten, mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër shumë sëmundjeve kronike dhe gjithashtu të promovojë një tru të shëndetshëm. Ju do të gjeni antioksidantë në fruta dhe perime me ngjyra të ndezura, të tilla si boronica, spinaqi dhe patatet e ëmbla. Etj.

Acidet yndyrore omega-3, të cilat gjenden më shpesh tek peshku, janë gjithashtu thelbësore për shëndetin e trurit. Mundohuni të konsumoni të paktën dy racione në javë, ose bisedoni me mjekun tuaj nëse suplementet e vajit të peshkut janë të duhurat për ju.

2 – Ushtroni trurin tuaj
Ju keni parë aplikacionet që premtojnë të ndalojnë trurin tuaj nga plakja. Ka disa të vërteta në pretendimet e tyre; trajnimi kognitiv ndihmon në uljen e rrezikut të demencës. Por çdo formë e ushtrimit mendor mund të jetë efektive.

Provoni fjalëkryqe dhe lojëra të tjera me fjalë, puzzle me bashkim pjesësh figure, lexim ose mësim të një aftësie të re. Shtimi i stimulimit social (siç është mësimi i një gjuhe të re në një mjedis grupi) mbështet gjithashtu shëndetin e trurit tuaj.

3 – Ushtroni trupin tuaj
Ushtrimet fizike janë të rëndësishme për shëndetin fizik, por edhe për shëndetin mendor. Aktiviteti fizik në fakt ndryshon strukturën dhe funksionin e trurit, gjë që e ndihmon atë të funksionojë mirë. Ushtrimi rrit rrjedhjen e gjakut në tru dhe ndihmon në shpërndarjen e energjisë, në formën e glukozës, në qelizat e trurit.

4 – Flini mjaftueshëm
Ashtu si ushqimi dhe stërvitja mbështesin shëndetin fizik dhe trurin, po ashtu edhe gjumi me cilësi të mirë ka të njëjtin efekt. Gjumi mund të përmirësojë kujtesën dhe të “zvogëlojë lodhjen mendore. Sipas studimeve, “Çdo fazë e ciklit të gjumit rikthen dhe rinovon trurin për funksion sa më optimal”.

Si ta arrini këtë?
Hidratouni
Pirja e mjaftueshme e ujit jo vetëm që ju mbron nga simptomat si dhimbja e kokës dhe marramendja por truri juaj gjithashtu ka nevojë për mjaftueshëm ujë për të funksionuar sa më mirë.

Ndaj, sigurohuni që të pini shumë ujë dhe pije të tjera jo-alkoolike pa kafeinë për të ushqyer trupin dhe trurin tuaj – ama jo më shumë sec duhet, pasi kjo rrezikon t’ju ‘shpëlajë’ nga vitaminat, nutrientet dhe elektrolitet prezente në trupin tuaj të cilat janë të vështira për t’u zëvendësuar.