Artikulli i Kryetarit të Krahut të Majtë të Unionit të Kishave në Suedi, Stefan Lindquist, të cilën e shkroi në rrjetet sociale në lidhje me myslimanët, ka thyer rekorde të pëlqimit dhe shpërndarjes, duke u bërë viral në internet, ndërsa gjithashtu u publikua edhe në gazetat kryesore të vendit.
Lindquist në artikullin e titulluar ‘Sa të rrezikshëm janë myslimanët?’ të cilën e shpërndau nga faqja e tij në rrjetet sociale, u shpreh se “Një mysliman më solli një vezë të freskët. Një tjetër ma pyeti hallin. Ndërsa një tjetër më ofroi që të më çoj me automjetin e tij deri në vendin që do të shkoj me arsye se automjetin tim e kam në servis. Njoh një mysliman që dërgon ushqim në shtëpinë e shokut të tij që nuk ka të holla. Me të vërtetë myslimanët janë njerëz të rrezikshëm dhe përjashtues”.
“Unë absolutisht nuk besoj se një suedez do t’i jap dikujt vezë pa i kërkuar të holla. Cili suedez me javë i dërgon ushqim shokut të tij që nuk ka të holla? Myslimanët me të vërtetë janë shumë të rrezikshëm”, ka thënë Lindquist duke i krahasuar myslimanët dhe suedezët.
Lindquist artikullin e tij e vazhdon se “Nuk e di, por tani ne suedezët duhet t’i hapim sytë dhe t’i shohim të vërtetat. Vërejta se kam miq myslimanë shumë të sjellshëm dhe bujar. Shumica prej tyre kanë zemër të mirë që nuk i kam parë tek një suedez. Nuk ndjeva urrejtje te asnjëri. Sipas meje është e rëndësishme se si silleni me njerëzit. Nëse i pranoni njerëzit dhe i përfshini në jetën tuaj do të shihni dashuri. Por ne e shohim shumë që në ditë disa minuta të thirret ezani nga altoparlantët”.
Pasi artikulli i tij ka thyer rekorde në rrjetet sociale ai foli për gazetën Aftonbaldet.
“Kisha dashur që dashurinë ndaj njerëzve dhe mëshirën që e pashë te shumica e myslimanëve ta shoh edhe te suedezët. Mendoj se ka një frikë dhe ankth të panevojshëm ndaj myslimanëve.