“Sa të jem unë drejtor, askush me shami nuk do të punësohet”, deklarata që e shkarkoi drejtorin e Arsimit në Mitrovicë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka njoftuar se ka liruar nga detyra drejtorin e Arsimit, Ismet Ferizi, për një deklarim të cilin e ka quajtur skandaloz.
Bahtiri ka thënë se ky lirim nga detyra është për shkak se ai në takim zyrtar në Ministrinë e Arsimit ka thënë: “Sa të jem unë drejtor, askush me shami nuk do të punësohet në arsim”.

“Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Ismet Ferizi, e kam liruar nga detyra për shkak se ai në takim zyrtar në Ministrinë e Arsimit me ministren, Arbërie Nagavci, ka thënë: “Sa të jem unë drejtor, askush me shami nuk do të punësohet në arsim”. Pas këtij deklarimi skandaloz të njëjtin e kam larguar nga takimi. Ky diskriminim në baza fetare për mua ka qenë i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ku për pasojë më është dashur të marrë veprimin e lirimit nga detyra, pasi që ai nuk ka reflektuar në qëndrimin e tij edhe pas këtij takimi”, ka shkruar Bahtiri.

https://www.facebook.com/Agim.Bahtirii/posts/1503010793376761