Sa para do të marrin Distria Krasniqi dhe Driton Kuka për medaljen olimpike?

Xhudistja e e artë, Distria Krasniqi dhe trajneri i saj Driton Kuka do të shpërblehen nga shteti i Kosovës pas fitimit të medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Në vitin 2013 kur Ministria Kulturës, Rinisë dhe Sportit udhëhiqej nga Memli Krasniqi, kryetar aktual i PDK-së, ai kishte propozuar ngritjen e shpërblimeve për sportistët e sukssheshëm dhe këtë e kishte bërë në koordinim me Komitetn Olimpik të Kosovës (KOK) dhe federatat sportive.

Hartimi i këtyre akteve të propozuara nga Krasniqi ishte vlerësuar lartë nga krerët e federatave, duke thënë se me këtë do të rritet motive për sportistet dhe po ndjehet edhe më shumë mbështetja e shtetit për sportin.
Sipas vendimeve të asaj kohe parashihet që trajneri i sportistit apo sportistëve që kanë fituar medalje, do të marrë si shpërblim 50% të shumës së shpërblimit që merr sportisti.
Në rastin më të freskët, Distria Krasniqi, e cila fitoi sot (e shtunë) medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të shpërblehet me 100 mijë euro nga shteti i Kosovës, ndërsa trajneri Driton Kuka me 50 mijë euro.

Shpërblimet për medaljet e fituara:
Lojërat Olimpike
Rekordi Olimpik – 200 mijë euro, medalja e artë olimpike – 100 mijë euro, medalja e argjendtë – 60 mijë euro, medalja e bronztë – 40 mijë euro