Sa orë mund të vozisin shoferët në komunikacion

Ekspertë të komunikacionit tregojnë se cilave rregulla duhet të iu përmbahen shoferët
Dhjetë mërgimtarë mbeten të vdekur.
E dyshohet që shkaktar i këtij aksidenti ishte stërlodhja e shoferit të autobusit.

Vetë ky i fundit ka deklaruar të dielën para prokurorit në Kroaci që e kishte zënë gjumi për disa sekonda.
E sipas ekspertit kroat, Stanko Smodlaka lodhja dhe pagjumësia është njëri ndër shkaktarët kryesor të aksidenteve sidomos e shoferëve nga Kosova.

“Kur ka dy shoferë, atëherë pushimet për shkak të lodhjes së shoferit nuk duhet të bëhen, ata thjesht i dorëzojnë timonin njëri-tjetrit. Problemi është nëse këta shoferë bënin një udhëtim tjetër një ditë më parë dhe nëse nuk kishin pushime dhe nëse punëdhënësi menjëherë i dërgoi ata në rrugën për në Prishtinë.Unë e di që shoferët, veçanërisht nga Kosova kanë edhe një problem tjetër të madh sepse ata mbahen në kufij për disa orë, dhe pastaj mbase shkelin disa rregulla për të arritur në destinacion në kohë”, Stanko Smodlaka-Ekspert i Komunikacionit

E që stërlodhja dhe pagjumësia është problem i pothuajse të gjithë shoferëve nga Kosova e thotë edhe eksperti i komunikacionit Bekim Ahmeti.
Ai tregon rregullave të cilat duhet të iu përmbahen shoferët e udhëtimeve të gjata.
Ani pse sipas Ahmetit është ligji mbi transportit, operatorët nuk e respektojnë atë pasi që mungon mbikëqyrja e tyre nga institucionet përkatëse.
Ndërkohë një aksident me autobus me fatalitet ka ndodhur edhe në vitin 2011 ku u shua një familje nga Kosova.