I ftoi të bëjnë thirrje për vaksinimi kundër kovidit duke dashur t’i mbaj në heshtje.
“A do mbaj fjalim dikush tjetër apo të fillojmë me pyetje? Jo vetëm ministri dha deklaratë! Ok atëherë, kisha një pyetje, i nderuar Ministër? Nuk ka pyetje për hir të temës që kemi. Pikërisht për temën flasim!
I pyetur se sa i kushton një familje ceremonia mortore e pacientëve të ndjerë nga kovid, ai tha se protokollet nuk mund të ndryshohen dhe se humbja më e madhe është shpirtërore se materiale.
“Protokolli është paraparë në bazë të hulumtimeve dhe analizave shkencore të cilat janë të parapara për varrim ose procesulim të trupit të pajetë deri në vendin e varrimit dhe këto protokolle ne nuk mund ti ndërrojmë për shkak të harxhimeve, të cilat më herët ju i cekët”, tha Bekim Saliu, Ministër i Shëndetësisë.
Ministri Sali tha se çdo familjes që humb të afërmit nga kovid i kompensohet shuma prej 30 mijë denarë, por sipas Fondit Pensional Invalidor shuma rreth 500 euro iu takon vetëm pensionistëve, të cilët paguajnë çdo muaj nga 170 denarë në fondin solidar në mënyrë që pas vdekjes t’ju takoj kjo shumë. Të tjerët janë të detyruar që koston e shërbimeve që varion 700-1.000 euro ta paguajnë vetë. Në këto raste nuk ndërhyjnë as bashkësitë fetare të ndajnë fonde të rregullta për të zbutur shpenzimet e familjeve.
Vdekjet nga kovid deri më sot 8,470 pacientë:
“Ndërmarrjet që kryejnë shërbimet mortore në përputhje me protokollet shëndetësore anti-kovid që nga fillimi i pandemisë e deri më sot përllogaritet të kenë përfituar mesatarisht mbi 6 milionë euro gjithsej”.
Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, Zotëri Stefan, nuk deshi të komentoj lidhur me këto shpenzime, ndërsa nga BFI thanë se përveç shërbimeve fetare të ceremonive mortore nga para paguesit myslimanë ndihma bëhen në mënyrë vullnetare për familjet që kërkojnë lëmoshë në dyert e Bashkësisë Islame.
“Çdo pacient, çdo familje që na lajmërohet dhe tregon problemin financiar që e ka, Myftinjtë tonë kudo në Maqedoni janë të gatshme që të ndihmojnë në situata të këtilla. Nuk kemi lënë njeri që na është drejtuar e të mos i kemi ndihmuar”, tha Shaqir Fetahu, Kreu i BFI-së.
Të dhënat zyrtare tregojnë se nga rajoni Maqedonia ka numrin ndër më të lartë të regjistruarve të vdekur nga kovid-19, krahas popullsisë. Në 1 milion banorë në vendin tonë kanë vdekur 4,066, Greqi 2,294, në Shqipëria 1,170, në Serbi 1,584./Alsat.mk
https://www.youtube.com/watch?v=JjZQAxSuF-s