Sa më pak që konsumoni këtë produkt, aq më pak kokëdhimbje do të keni


Vlen shumë gjithashtu edhe për të ulur presionin e gjakut dhe për të zvogëluar rrahjet e shpeshta të zemrës.
Vjen një pikë kur të duket sikur gjithë bota të është kthyer kundër dhe stresi arrin kulmin duke u shpalosur në formën e një dhimbjeje koke që të mposht.

Rruga e shkurtër është të marrësh një tabletë farmacie me shpresën që do ta shuajë dhimbjen sa hap e mbyll sytë.
Kërkimet e fundit shkencore kanë zbuluar se kripa klasifikohet si veçanërisht e dëmshme për njerëzit me dhimbje koke
Për të mësuar më shumë rreth lidhjes së kripës me dhimbjet e kokës AgroWeb.org ju fton të shikoni shumë shkurt materialin ilustrues në fund të tekstit.

Sipas studimit, të kryer nga një ekip në Universitetin John Hopkins dhe të botuar në shtypin mjekësor britanik, reduktimi i kripës ndikon direkt në uljen e shfaqjes së dhimbjeve të kokës.
Komuniteti i ekspertëve ndërkombëtarë raporton se nëse përdorimi i kripës mbahet në 3 gramë në ditë, kjo mund të zvogëlojë dhimbjen e kokës deri në 31% të rasteve.
Kufizimi i përdorimit të kripës në një gjysmë lugë çaji në ditë, sipas studimeve të konsultuara nga AgroWeb.org, është jetësor kundër jo vetëm dhimbjeve të kokës.

Vlen shumë gjithashtu edhe për të ulur presionin e gjakut dhe për të zvogëluar rrahjet e shpeshta të zemrës.
Përfitimi nga kufizimi i kripës do të ndihet jo vetëm nga ata që vuajnë nga episode të shpeshta të problemeve të kokës dhe tensionit, por edhe nga ata që kanë vetëm probleme të rralla të shqetësimeve të mësipërme.
Studimi, rezultatet e të cilave po ju sjell AgroWeb.org, u krye me rreth 400 njerëz, që konsumonin fillimisht 9 gram kripë çdo ditë për 30 ditë, pastaj në 6 gramë dhe përfundimisht në 3 gramë deri në 60 ditët e fundit të studimit.

Rezultatet treguan se zvogëlimi i kripës është një qasje e re për zvogëlimin e dhimbjeve të kokës, por edhe e problemeve të tjera shëndetësore.
Kripa është një nga produktet, sasia e marrjes të së cilës duhet të zvogëlohet patjetër, pasi zakonisht konsumohet shumë si në tavolinë.
Për më keq bën pjesë si përbërës i fshehur në shumicën e produkteve të paketuara që konsumatorët blejnë çdo ditë në treg