Sa kohë zgjat mbrojtja e sa janë efikase vaksinat?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar disa përgjigje për qytetarët rreth vaksinave kundër koronavirusit.
Në një postim në Facebook, nga Instituti kanë treguar se çka është vaksinimi dhe pse është i rëndësishëm për qytetarët.

Gjithashtu, nga IKSHPK-ja, thonë se vaksinat janë të sigurta dhe problemet anësore janë të vogla dhe të përkohshme.
“Çdo vaksinë e licencuar testohet me rigorozitet në të gjitha fazat e hulumtimeve klinike para se të miratohet për përdorim”, bëhet e ditur.