Sa janë mundësitë për t’u infektuar me COVID-19 në aeroplan

Afërsia me njerëz të panjohur në një vend që nga shfaqja e virusit korona po paraqet rrezik, kjo shkak i shanseve të infektimit me këtë virus. Si pozitë e rrezikshme mund të duket edhe të qenurit ulur me njerëz të panjohur në bordin e një avioni.

Mirëpo disa ekspertë amerikanë të cilët po bazohen në raste të dokumentuara të transmetimit të sëmundjes në fluturim, shanset e kapjes së Covid-19 në avion janë në fakt të vogla. Sipas një studimi të publikuar në rrjetin JAMA Network Open, zbuloi prova të kalimit të koronavirusit gjatë një fluturimi katër-orësh nga Tel Aviv drejt Frankfurt në mars. Dy pasagjerët kishin infektuar njerëzit në pjesën e pasme të avionit.

Ndërsa në një tjetër fluturim nga Britania drejt Vietnamit më 2 mars një pasagjer u konstatua se kishte përhapur virusin te 14 të tjerë, shkruan topchannel. Këto janë rastet e vetme të dokumentuara të transmetimit të virusit në bordin e avionëve, dhe llogariten si përqindje shumë e ulët në lidhje me mënyrat e tjera te transmetimit.

Autorët e studimit bëjnë lidhjen mes rrezikut të vogël në fluturim me sistemet moderne të ajrimit në kabinat e avionëve, të cilët ndërrojnë ajrin çdo 2-3 minuta, shumica e të cilave të pajisur me filtra që ndalojnë 99.99% të pjesëzave të ajrit. Ndërsa me protokollet e reja të sigurisë si matjet e temperaturës trupore, kufizimin e lëvizjes në kabinë dhe mbajtjen e detyruar të maskave rreziku ulet edhe më tej.