Sa janë gjobat për ata që bëjnë bajram në Emiratet e Bashkuar Arabe?

Përmes një postimi në “Facebook”, ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe Arifi ka njoftuar për masat drastike që janë marrë në Emiratet e Bashkuara, për ata që shkojnë për të bërë bajram. Arifi ka thënë se kushdo që organizon apo pret mysafir për Bajram në EBA do të dënohet me mbi 2 mijë euro.

“Kështu do të festohet festa e Bajramit në njërin ndër vendet më muslimane në botë pra në EBA! Kushdo që organizon apo pret mysafir për Bajram dënohet 10.000 AED apo € 2.500. Kush shkon me “bo bajram”dënohet 5000AED apo €1.250.