Sa ishte i ngjajshëm tërmeti sot në Mavrovë me atë të Durrësit vitin e kaluar dhe a ka dëme?

Tërmeti ka qenë me epiqendër afër qyteti të Gostivarit respektivisht në Leunovo afër Mavrovës. 5.4 shkallë të Rihterit.

E mundshme të ketë shkaktuar dëme materiale afër epiqendrës. Këtë e thonë edhe nga uebfaqja gjermane seizmike. A mund të ketë edhe vitktima? Nëse ka patur dëme materiale të mëdha mund të ketë edhe viktima mirëpo ai rajon nuk ka ndërtesa të larta kështu që viktima mund mos ketë.

Përndryshe ky tërmet i sotshëm ndodhi në të njëjtin muaj ( nëntor ) dhe 1 orë para tërmetit shkatërrues vitin e kaluar në Durrës dhe mund të themi në të njëjtën linjë horizontale. Poashtu ky tërmet ishte 1 shkallë më i vogël se ai i Durrësit vitin e kaluar.