Trajtimi sp*italor i një pa*cienti të in*fektuar nga vir*usi kor*ona, sistemit shëndetësor i kushton mijëra euro. Duke filluar nga diagnostikimi përmes testit, shërbimet klinike, terapia e barërave dhe dy testet tjera deri në shërimin e plotë kostoja mesatare arrin në 2,628 euro për një pacient. Pacienti nuk paguan asnjë kos*to. Këto të dhëna të Ministrisë së Shëndetësisë janë përllogaritur në 13 ditë qëndrim në spital të një paci*enti me pasqyrë më të rëndë klinike të shkaktuar nga vir*usi korona.
MINISTRIA E SHËNDETËSISË: “Që nga pa*cienti zero e deri në fillim të muajit gusht kostoja e përgjithshme e shërbimeve spitalore për të gjithë pa*cientët e hospitalizuar nga CoVid-19 ka arritur në 6 milion € ose afër 370 milion den.” Zbërthimin e kësaj kostoje e bëmë nga tëdhënat e ISHP-së, nga ku raportojnë se deri në fillim të gushtit, kur shifra e përgjithshme e të prekurve arriti 11-mijëshin, në kurim spitalo*rë janë trajtuar mbi 20% e pac*ientëve. Sipas tyre, aktualisht nga i gjithë vendi në kushte spitalore janë duke u trajtuar 338 paci*entë me CoVid-19, prej tyre 109 në terapi oksigjeni dhe 12 në ventilim mekanik.