Sa herë GËNJEU e sa herë kërkoi FALJE Zoran Zaev ndër vite!? (FOTO)

Macedonian Prime Minister Zoran Zaev gives a press conference in Skopje on October 19, 2019. - North Macedonia's prime minister on Saturday called for early elections after the European Union failed to open membership talks for his Balkan state, which had been the key goal of his administration. (Photo by Robert ATANASOVSKI / AFP) (Photo by ROBERT ATANASOVSKI/AFP via Getty Images)

Nuk është hera e parë që kryetari i LSDM-së Zoran Zaev bëhet “PISHMAN” për deklaratat e tij! Ai sot gjatë një takimi me banorët e Komunës së Çairit deklaroi se Ligjin për Gjuhët e ka bërë LSDM dhe në asnjë mënyrë Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmeti.

Tashmë disi jemi mësuar me qëndrimet e luhatshme të kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, thjesht ai nuk ndjehet keq dhe nuk skuqet kur ndryshon qëndrimet dhe deklaratat e bëra në publik, derisa ai vlerëson se mund të ketë dobi personale në rrafshin politik ditor.

Sipas Zaev, Ligji për Gjuhët është “ekskluzivitet” i LSDM-së dhe vetëm i tij si kryetar i kësaj partie, duke harruar kështu se shqiptarët gjuhën e kanë të garantuar me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe më pas edhe me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

U kujtojnë vetëm disa nga deklaratat nga të cilat shoku Zaev hoqi dorë:

“Holokausti” i popullit hebre është traditë e tyre. Këtë e deklaroi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, deklaratë kjo që nxiti reagime të shumta tek komuniteti hebre në vend dhe vetë shteti Izraelit. Zaev publikisht përmes një video regjistrimi kërkoi falje në emër të tij dhe në emër të partisë që ai vazhdon të udhëheq.

Me 26 Qershor të vitit 2019 Zaev pasi kishte deklaruar se do të ushtrojë postin e kryeministrit bashkë me atë të Ministrit të Fnancave, pak ditë më vonë u pendua dhe hoqi dorë nga ideja e tij.

Pak muaj më vonë po në vitin 2019, lideri i LSDM-së Zaev brenda 24 orëve gjatë datës 24.10.2019 kishte ndryshuar qëndrimin e tij lidhur me implementimin e Marrëveshjes së Prespës edhe pa marrjen e datës për çeljen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Gjatë një tubimi të LSDM-së në Prilep me datë 30.11.2019 Zaev para të pranishmëve bëri një gjest të pakëndshëm dhe ofendues, për të cilin menjëherë pas përfundimit të tubimit, kërkoi falje.

Deklarata kontroversë të liderit të social-demokratëve nuk kanë të ndalur. Ai edhe pak ditë para vendosjes së datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme, mbi tre herë ndryshoi qëndrimin, përkatësisht datën e mbajtjes së zgjedhjeve duke ngjallur kështu neveri tek qytetarët e Maqedonisë Veriut.

Zaev para disa ditësh u bë temë dite kur edhe u publikua një audio regjistrim në youtube ku ai dëgjohej dike sharë e ofenduar revolucionin “Laraman” që janë partnerë të tij të koalicionit. Zaev edhe për këtë kërkoi falje, madje e konfirmoi vërtetësinë e budallallëqeve të thënë në atë audio regjistrim.