Sa femra do të ketë në listat e kandidatëve? Emrat më të përfolur: Carovska, Mizrahi e Arifi (VIDEO)

Partitë politike i fshehin emrat jo vetëm të burrave por edhe të femrave të cilët do të gjenden në listat më 12 prill. Ende bëhen kalkulime se kush do t’i sjellë partive më shumë vota. Figurat e deritanishme në politikë ose persona pa asnjë bagazh politik. Në të gjitha zgjedhjet parlamentare partitë premtojnë përfaqësim të femrave për shkak se ky është obligim sipas ligjit i cili parasheh se 40% duhet të jenë femra.

Femra, emrat e të cilave përmenden më shumë si bartëse eventuale të listave zgjedhore janë Milla Carovska, Rashella Mizrahi dhe Teuta Arifi.
LSDM bëri thirrje për kandidaturë të deputeteve.