Sa fëmijë janë vrarë në Ukrainë, që nga fillimi i luftës?

Bombardimet në Ukrainë nuk kanë kursyer as fëmijët.

Prokurorja e Përgjithshme ukrainase deklaroi sot se 103 fëmijë janë vrarë deri më tani, prej sulmeve ruse.

“Forcat ruse kanë goditur më shumë se 400 institucione arsimore dhe 59 prej tyre janë shkatërruar”, tha prokurorja e përgjithshme, Iryna Venediktova.

Kujtojmë se forcat ruse, që prej 24 shkurtit kanë nisur sulme në Ukrainë, ku janë regjistruar shumë viktima dhe të plagosur.