Sa e paguante Enver Hoxha mjekun e tij personal…duket e pabesueshme, por e vërtetë!

Shpesh dhe me të drejtë kur fliten për persona që kishin një lidhje të ngushtë me Enver Hoxhën, më konkretisht ata që punonim për të, mendohej se kishin të privilegje dhe sigurisht edhe një pagë më të lartë se pjesa tjetër e shoqërisë së asaj kohe.

Por e gjitha kjo, mësohet të ketë qenë e pavërtetë. Mjeku personal i Enver Hoxhës rrëfen se ai është paguar aq sa janë paguar edhe mjekët e tjerë.

“U krijua një strukturë që ishte Drejtoria e Dytë që ishte me sigurimin e udhëheqjes, e cila duhet të ketë sugjeruar krijimin e Bllokut si vend për ta pasur më lehtë ruajtjen e tyre në grup sesa veç e veç. Ishte Drejtoria e Pritjes, që kujdesej për banesat, për veshjen, për ushqimin e udhëheqjes, pra për nevojat jetësore. Dhe ishte një strukturë e klinikës speciale. Ishte shumë interesant fakti që të tria këto struktura vareshin nga ministri të ndryshme. Struktura e mbrojtjes dhe e sigurimit varej nga Ministria e Brendshme, struktura e pritjes varej direkt nga kryeministria, nga një zëvendëskryeministër, kurse klinika speciale varej nga Ministria e Shëndetësisë. Kështu që te ne aplikoheshin të njëjtat paga dhe i njëjti sistem si për të gjitha poliklinikat e vendit. Mjeku në Bllok nuk kishte rrogë më të lartë, por sipas skemave që ishin në atë kohë për të gjithë mjekët”, u shpreh Kalo.