BYTYQI: MASAT DO TË NDIHMOJNË TË GJITHË SEKTORËT E GODITUR
Sipas Zv/Kryeministrit për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi masat e reja lehtësuese do të jenë në funksion deri më 15 maj, më pas gjithçka do të varet nga situata epidemiologjike, nëse do të kemi lehtësira të reja, apo hapje të plotë te objekteve gastronomike. Bytyqi, bëri të ditur se zbutjen aktuale të masave mund ta shfrytëzojnë edhe sallonet e dasmave nëse kanë veranda dhe nëse punojnë njëjtë si kafeteritë dhe restoranet e tjera, mirëpo jo të organizojnë evente apo dasma.
“Të shpresojmë se aspekti shëndetësore do të jetë më i volitshëm, duke e pa tani se si po bien numrat e të infektuarve në jemi optimist se ndoshta dalngadal do të kemi hapje dhe kthim në normalitet. Gjithmonë duke mos harruar se normaliteti I ri do të jetë, mbajtja e masës, mbajtja e distancës dhe respektimi i protokolleve të qeverisë”.
Duke folur rreth kërkesave të përfaqësuesve të hotelierisë dhe agjencive turistike të cilët kërkuan takim urgjent me përfaqësues qeveritar të resoreve të ekonomisë, Bytyqi njoftoi se është I hapur dhe do t`i shqyrtojë kërkesat e tyre.
Ata kërkojnë mjete të pa kthyeshme, ne ju themi po, por çdo para në vend që vjen vjen nga paratë e qytetarëve dhe në kemi parasysh se çdo vendim i i joni duhet të jetë i drejtë. Unë them po, do të ketë mjete financiare në emër të mjeteve të pakthyeshme por duhet të plotësohen disa kritere. Mënyra e aplikimit do të jetë shumë e thjeshtë që shumë shpejtë dhe lehtë të vijë ndihma deri tek ata. Të gjithë do jenë të përfshirë por tek të gjithë do ketë kritere ndryshe.
Sipas Bytyqit pakot anti-kr*izë janë të mjaftueshme duke u bazuar në mundësitë që i posedon shteti për momentin. Sipas tij ndër sektorët më të goditur kanë qenë sallonet e dasmave me mbi 80%, transporti me 70%, eventet 68%, turizmi 50% dhe gastronomia me 30%. Ai njoftoi se buxheti është likuid dhe ka para të mjaftueshme për t`i bërë ballë pandemisë. Sipas tij, nëse do të jetë nevoja shteti do të merr hua të reja për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe bizneseve.