Efekte shkatërrimtare ndaj ekonomisë dhe punësimeve
Rekord 253 milion euro, vitin e kaluar kanë inkasuar buxhetet shtetërore dhe lokale nga industria e lojërave të fatit. Nga kjo, 135 milion euro nga të ardhura direkte dhe 118 milion euro fal të hyrave indirekte nga TVSH-ja, taksave lokale, kontributeve dhe kontributeve në paga, qira për hapësirën biznesore. Këto të dhëna të krahasuara me vitin 2017 tregojnë se kontributi i industrisë së lojërave të fatit në buxhetin publik në vitin 2018 është rritur pabesueshëm për 41 %.
Me propozim ndryshimet e reja të ligjit të lojërave të fatit kërkohet largimi i objekteve të lojërave të fatit nga shkollat, kopshtet, fakultetet, objektet fetare, që do të nënkuptonte se ato do të duhej që t`i mbyllin të gjitha lokalet e tyre në hapësirat urbane dhe të diskolohen në periferi. Kjo do të kontribuonte në izolimin total dhe humbje për biznesin, që në rastin më të keq do të sillte deri te kolapsi i një dege ekonomike.
Por, industria nuk është e vetmja e cila me propozim ndryshimet e reja të ligjit do të përjetonte humbje. E-Magazin ka hulumtuar se sa është ndikimi i kësaj industrie ndaj ekonomisë shtetërore dhe arriti deri te statistikat që shkojnë në dobi të shtetit dhe buxhetit publik, ndërsa nëse implementohen ndryshimet në ligj, efektet ndaj ekonomisë shtetërore dhe punësimeve do të ishin shkatërrimtare.
Me punën e saj, industria e lojërave të fatit kontribuon me një të katërtën e një miliard euro në buxhetin e shtetit. Gjegjësisht, vetëm vitin e kaluar, buxhetet shtetërore dhe lokale nga industria e lojërave të fatit ka inkasuar rekord 253 milion euro. Prej kësaj, 135 milion euro nga të hyrat direkte dhe 118 milion euro, fal të ardhurave indirekte nga TVSH, taksave lokale, kontributeve dhe tatimeve për paga, qira të hapësirave biznesore. Për paga për të punësuarit e saj, kompanitë e lojërave të fatit kanë ndarë rreth 32 milion euro, ndërsa shteti në emër të tatimeve ka inkasuar 11 milion euro. Këto të dhëna të krahasuara me vitin 2017 tregojnë se kontributi i industrisë së lojërave të fatit në buxhetin publik në vitin 2018 është rritur pabesueshëm për 41 %.
Në këtë industri, gjatë vitit të kaluar janë punësuar 40 % më shumë punëtor sesa në vitin 2017, që vërteton për ndikimin pozitiv të cilën kjo degë e ekonomisë e ka ndaj uljes së shkallës së papunësisë në vend dhe stabilitetit në tregun e punës. Industria kryesisht punëson student dhe të diplomuar që përfaqësojnë rreth 15 % nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, ndërsa është rritur edhe trendi i punësimeve të informaticientëve të rinj, matematicientëve, programerëve dhe elektroinxhinierëve, për të cilët kompanitë që punojnë në këtë industri në vazhdimësi kanë hapur konkurse për punë.
Më shumë se 215.000 persona në tërësi ose pjesërisht varen nga gjenerimi i të ardhurave personale në tërë zinxhirin e vlerave që e krijon industria e lojërave të fatit. Të gjithë punëtorët direkt në këtë industri, që janë rreth 7.700, mbajnë edhe shtatë vende pune tjera në degë tjera të ekonomisë, gjegjësisht industria e lojërave të fatit përkrah thuajse 54.000 vende pune. Duke i marr parasysh edhe anëtarët e familjeve, nga kjo degë e ekonomisë direkt dhe indirekt jeton thuajse 10 % e popullsisë në Maqedoni.
Me punën e saj, kompanitë në industrinë e lojërave të fatit përkrahin një numër të madh të kompanive tjera, furnitorëve, që punësojnë, realizojnë të ardhura, paguajnë tatime. Në këtë mënyrë e stimulojnë punën edhe të veprimtarive tjera ekonomike që janë pjesë e zinxhirit të përgjithshëm të vlerave dhe këto direkt dhe në mënyrë pozitive ndikojnë ndaj ekonomisë vendore.
Prej këtu, ndryshimet e Ligjit për lojërat e fatit do të ishin kërcënim serioz edhe për degët tjera të ekonomisë. Konkretisht, industria e lojërave të fatit ndikon ndaj zhvillimit të rritjes së vëllimit të prodhimit të furnitorëve të saj për të cilat bastoret, në bazë të furnizimit me mallra dhe shërbime, vitin e kaluar i kanë sjell përfitime të mëdha. Kështu për shembull, gjatë hapjes së një bastore të re, që në vendin tonë janë rreth 600, investohen nga 50.000 deri në 80.000 euro, ndërsa për mirëmbajtjen e bastoreve aktuale ndahen nga 10.000 deri në 15.000 euro. Këto mjete kryesisht derdhen në kompanitë për prodhimin dhe shitjen e mobiljeve, mjeteve kompjuterike dhe telekomunikative, zhvillimit të softverëve, furnizimit dhe mirëmbajtjen se parkut lëvizës e të ngjashme.
Në mesin e shumë kontributeve nga mbijetesa e industrisë së lojërave të fatit është fakti që shumë pak veta e dinë, e ajo është se deri ne 3 % nga të ardhurat e kësaj industrie janë të dedikuara për Agjencinë për të rinj dhe sport, investime direkte për zhvillimin e sportit dhe të rinjve në vendin tonë.