Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i pyetur në intervistën për Express se sa deputetë do të marrë partia e tij në zgjedhjet e 12 prillit, ai ka thënë se do të synojnë për numër të madh.
“Vetëm një gjë ju siguroj, nuk kam punuar asnjëherë me hile, ndoshta jam vonuar por kam pasur sukseset. Nuk e di për numrin e deputetëve, ne do të punojmë, qytetarët le ta vlerësojnë punën tonë, përfundon Ahmeti në intervistën për Gazetën Express. Kulmin e suksesit në zgjedhje, BDI e ka pasur në vitin 2014, ku siguroi 19 mandate në zgjedhje, dhe një deputete që iu bashkangjit më pas, gjithsej 20 mandate. Në vitin 2016, BDI pësoi një thyerje të konsiderueshme duke fituar vetëm 10 mandate.