Sa anëtar të familjes të të infektuarit nga Tetova janë në izolim shtëpiak?

Sot nëpërmjet një postimi në faqen e tij në facebook, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni ka 24 raste të reja me koronavirus dhe një i infektuar është nga Tetova.

Dje pasdite në twitter një vajzë nga Tetova publikoi informacionin se babai i saj 69 vjeçar ka dal pozitiv me kronavirus.

Ajo ka informuar se prej dje (e mërkurë) e tërë familja janë në izolim, 4 persona të rritur dhe 2 fëmijë. Poashtu në izolim janë edhe miq të afërt, 3 persona të rritur.

Sipas asaj në ndërkohë do të bëhet edhe testimi nëse kanë simptoma të koronavirusit.