RVM, 33-vjeçari akuzohet se ka përdhunuar të dashurën e tij në një hotel

DPB Kavadar ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Kavadar kundër A.H. (33) nga Kavadari, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “sulm seksual dhe përdhunim,” të dënueshme sipas nenit 186, paragrafi 1 të Kodit Penal. Më 09.06.2024, në një hotel në Kavadar, A.H. ka sulmuar fizikisht dhe ka kryer dhunë seksuale ndaj një gruaje 26-vjeçare nga Kavadar me të cilën ishte në lidhje. Më 02.07.2024, ai u arrestua dhe pas dokumentimit të rastit, i është dorëzuar kallëzimi penal.