Ish-deputeti i Parlamentit të Maqedonisë, kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës

Ruzhdi Matoshi, ish-deputeti i Parlamentit të Maqedonisë, do të jetë kandidat për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, merr vesh gazeta KOHA. Matoshi, shtetas edhe i Kosovës, do të garojë për Parlamentin e Kosovës në listën e partisë së Ramush Haradinajt.

Ndryshe, Matoshi njihet për kontribut të madh në Kosovë si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa së fundmi është profesor në Universitetin privat UBT.
Ka qenë deputet i Parlamentit të Maqedonisë në radhët e PDSH-së në mandatin 2002-2008, si dhe përfaqësues i Maqedonisë në Këshillin Evropian. Jeton dhe vepron në Tetovë, por edhe në Kosovë.