Rustemi: Rrumbullaksuam korridoret evropiane, nënshkruam marrëveshjen historike për ndërtimin e Korridorin 8 dhe 10 d

LDrejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, ka shpalosur rezultatat e realizuara gjatë vitit 2023. Drejtori Rustemi në llogaridhënie para opinionit theksoi se viti 2023 ishte vit historik sa i përket investimeve kapitale në infrastrukturën rrugore. Ai tha gjatë këtij vitit është nënshkruar edhe marrëveshja historike për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d, ndërsa rezultate evidente janë shënuar edhe në pagesat rrugore por edhe në pastrimin e rrugëve për siguri në komunikacion.

“Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore mund të mburret se ishte një vit rekord për sa i përket investimeve, një vit rekord në aspekt të të hyrave nga pagesat në pikat rrugore, por edhe një vit historik për shkak se nënshkruam një marrëveshje për gjeneratat e ardhshme dhe për të ardhmen e çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe filluam realizimin e projektit për ndërtimin e 110 kilometrave autostradë me konzerciumin “Bechtel & Enka””, theksoi në fjalimin e tij drejtori Rustemi.