Rustemi: Rrugë të pastra dhe të sigurta prioritet i yni

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore ka ndërmarrë hapa konkrete në pastrimin e rrugëve që komunikacioni të zhvillohet pa pengesa. Drejtori Ejup Rustemi tha se gjatë këtij viti janë pastruar afër 270 km autostradë.

“Një nga pikat e dobëta që konstatova si personi i parë i NP për Rrugë Shtetërore, ishte mirëmbajtja e rrugëve, në veçanti e autostradave për të cilat me të drejtë shpesh na kritikonin. Për këto shkaqe, këtë vit kemi ndërmarrë hapa konkrete për korrigjim të gjendjes së rrugëve dhe në interes të qarkullimit të sigurt të trafikut në autostrada. Në vitet në vijim, NPRRSH në mënyrë të vazhdueshme dhe gjithëpërfshirëse do të kryej pastrim të akseve rrugore. Në periudhën e kaluar janë pastruar 270 kilometra autostradë dhe atë janë mbledhur mbi 1300 m3 mbeturina, janë prerë 5.300.000 m2 barr dhe janë prerë 1.700 drunj të cilat kanë penguar pamjen gjatë vozitjes”, theksoi në fjalën e tij drejtori Rustemi..