Së shpejti pritet të përfundojë realizimi i projektit për modernizimin e pikave pagesore gjatë Korridorit 8. Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore kanë njoftuar se punimet për ndërtimin dhe instalimit elektronik në pikat pagesore në Glumovë dhe Zhelinë, në autostradën Shkup – Tetovë, rrjedhë sipas planit dhe se së shpejti këto dy pika pagesore do të jenë në funksion dhe pagesa do të mund të bëhet në mënyrë elektronike.
Vazhdojnë aktivitetet për zbatimin e projektit për pagesë elektronike të taksës rrugore përgjatë Korridorit 8. Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, sot inspektoi rrjedhën e punimeve të ndërtimit dhe instalimit në pikën pagesore në Glumovë.
U konstatua se punimet zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar dhe pikat pagesore në Glumovë dhe Zhelinë, në autostradën Shkup-Tetovë, do të jenë në funksion së shpejti.
Vlera e projektit është mbi 900 mijë euro, ndërsa mjetet janë siguruar nga BERZH.
Realizues i punëve është konsorciumi Aselsan Zhikol ndërsa mbikëqyrës është Instituti i Rrugëve – Veles. Korridoret 8 dhe 10 janë projekte kyçe infrastrukturore që janë pjesë e rrjetit rrugor evropian. Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore mbetet e fokusuar dhe e angazhuar në ndërtimin, rikonstruktimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës moderne rrugore në funksion të jetës më cilësore të qytetarëve”, kanë njoftuar nga NPRRSH./