Rustemi: Ndërtojmë për gjeneratet e ardhshme, ndërtojmë për të ardhmen e vendit tonë, ndërtojmë për tu lidhur me rajonin, me Europën dhe me botën!


Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi mori pjesë në panel diskutimin me titull “Investime në infrastrukturë dhe kulturë – një investim i përhershëm për gjeneratat e ardhshme”, në kuadër të konferencës “Vit i mundësive europiane”.
Rustemi shprehu kënaqësinë për vitin 2023, i cili ishte vit rekord për investimet kapitale 400 milionë euro, viti rekord nga pagesa e taksës rrugore e të tjera 62 milionë euro.

Në rrjedhë është:
➡️Ndërtimi i 160 km autostrada
➡️Ndërtimi i 51 km rrugë eksprese
➡️Rehabilitim i 65 km rrugë rajonale
➡️Përmirësim dhe rehabilitim të pjesëve më të dëmtuara të akseve rrugore në Korridorin 8 dhe në Korridorin 10D

Planet dhe projekcionet e shtetit, Qeverisë dhe të NPRRSH-së janë jashtëzakonisht ambicioze për vitin që sapo ka filluar. Në vitin 2024, është paraparë edhe ndërtimi i 70 kilometrave rrugë shtetërore me vlerë të parashikuar prej 387 milionë euro. Të gjithë ne kemi një mision për të ndërtuar kilometra të reja autostrada, të restaurojmë, të rikonstruojmë dhe ta rehabilitojmë çdo metër të rrjetit rrugor, në çdo vend të shtetit, dhe të mundësojmë kushte për zhvillim më të mirë nacional, rajonal dhe lokal, për qarkullim më të sigurtë në trafik.

Sepse ne ndërtojmë për gjeneratat e ardhshme, ndërtojmë për të ardhmen e vendit tonë, ndërtojmë për tu lidhur me rajonin, me Europën dhe me botën!