Ruskovska: “Nuk e kam pasur në plan të arrestojë ndonjë ministër” (VIDEO)

Se prokurorja Villma Ruskovska po përgatiste arrestimin e një ministri, kryetarja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e quan spekulim. Ruskovska ka thënë se nuk është e vërtetë që përshkak të ndikimit të mundshëm, përsëritje të veprës dhe arratisjes, është planifikuar kërkesë për paraburgim për një ministër dhe përshkak të lëndës ku hetohet se përse Ministria e Punëve të Brendshme me muaj e ka ruajtur në sirtar ndalesën e përkohshme të stacionit për kontroll teknik “Via Komerc”, ku për herë të fundit “Besa Trans”, kishte kryer kontrollë.

VILLMA RUSKOVSKA, PROKURORE
“Provat materiale për këtë lëndë janë tashmë të siguruara, siç e kam përmendur edhe në press konferencë. Prej nesër duheshte të fillojë me dëgjimin e dëshmitarëe. Arrestimet e përmendura janë spekulime”.

Për këtë rast, në paraqitjen e fundit, kur e dorëzoi ankesën për suspendimin e saj, prokurorja Ruskovska u shpreh se sa i përket stacionit për kontrollë teknik, nuk ka pasur urdhër për bastisje. Me urdhër të prokurorit, tha se është marrë dokumentacioni nga MPB, SPB Shkup dhe nga Qyteti i Shkupit. Gjatë javës së ardhëshme përmendi se ka pasur në plan të filloj me dëgjimin e dëshmitarëve për këtë lëndë. Por, në këtë rast, kjo lëndë tha se duhet të pres.

Pas suspendimit të saj nga prokurori publik Lubomir Joveski, fjalën e ka Këshilli i Prokurorëve, që duhet të vendos nëse Ruskovska do të suspendohet, ndërsa në të njejtën adresë ankesë ka dorëzuar edhe Villma Ruskovska. Suspendimi është përshkak paraqitjes penale të parashtruar kundër saj, dhe më pas nga Raporti i Prokuroris Republikane se kontrolli në Policinë Financiare është kryer me marrje të lejes nga gjykata, të cilit i kanë prezantuar informacione të pa sakta, por edhe nga prokurorë që nuk janë kompetentë./SHENJA/