Ruskovska kërkoi tërë dokumentacionin për Qendrat Kovid në Maqedoni


Shefja e Prokurorisë Publike për ndjekjen e k*rimit të organizuar dhe ko*rrupsionit, Villma Ruskovska ka kërkuar tërë dokumentacionin për ndërtimin dhe lëshimin në përdorim të qendrave Kovid në Maqedoninë e Veriut.

Këtë kërkesë Ruskovska ia ka bërë Birosë për furnizime publike, njofton SDK.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nga ana tjetër në pres qendrën e qeverisë e solli dokumentacionin dhe siguroi se qendrat Kovid janë ndërtuar sipas standardeve.