Ruskovska hap procedurë – heton pse Spasovski priti me muaj për të mbyllur kontrollin teknik në të cilin kaloi autobusi i “Besa Trans”

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit heton përse në Ministrinë e Brendshme me muaj e kanë ruajtur në sirtar vendimin për ndalimin e përkohshëm të punës së stacionit për kontroll teknik “Via Komerc”.

Në këtë vend, në kontrollin e fundit ishte autobusi i kompanisë “Besa Trans” i cili u aksidentua dhe u dogj në Bullgari ku jetën humbën 45 persona.

Siç publikon “360 gradë”, lënda e Prokurorisë për momentin është në parahetim. Hetuesit dje e kanë vizituar MPB-në dhe nga dy sektorë e kanë marrë dokumentacionin lidhur me rastin në fjalë.

Ministri Oliver Spasovski publikisht nuk është përgjigjur pse në tre ditë para tragjedisë në Bullgari, policia e ka mbyllur qendrën teknike, edhe pse që në gusht të vitit të kaluar është rekomanduar që ministri të marr vendim për ndalimin e punës./ Alsat