Ruskovska: Fakt është se Janeva ka marrë para

Aktakuza bazohet në dëshmi, edhe materiale edhe nga dëshmia a ish-kolegëve të Katica Janevës, kështu që absolutisht nuk është envërtetë se aktakuza bazohet vetëm në bazë të dëshmisë së një dëshmitari, deklaroi prokurorja publike Vilma Ruskovska pas përfundimit të seancës së sotme për rastin “Reket”.

Prokuroria, theksoi Ruskovska, të cilën për momentin e drejton për një lëndë nuk shtron aktakuzë vetëm në bazë të deklaratës së një dëshmitari apo të dëmtuari. “Lëndët fizikisht aspak nuk janë sjellë në Prokurorinë për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjitha këto lëndë ndodhen në hapësirat e ishPSP-së dhe për të njëjtat veprojnë kolegët të cilët edhe paraprakisht kanë vepruar për të njëjtat. Kohë pas kohe vijnë të më referojnë për procedurat dhe në ç’fazë janë, por dëshiroj që opinioni ta dijë se të njëjtit prokurorë veprojnë për këto lëndë”, deklaroi Ruskovska.

Lidhur me atë se disa prej hetimeve janë ndaluar, Ruskovska tha se nuk është kështu dhe theksoi se për tre muaj ndodhemi në fazë pandemie.

“Neve gjykata, nëse lëndët janë gati për shembull, që nuk janë, por sikur të jenë gati cilado lëndë e cila nuk është me paraburgim në gjykatë nuk na e pranojnë aktgjykimin derisa nuk përfundon pandemia”, deklaroi Ruskovska.
E pyetur nëse kanë dëshmuar para gjykatës se të akuzuarit kanë pranuar para, Ruskovska tha se fakt është se Janeva ka marrë para.

“Fakt është se ish-kolegia ka marrë 50 mijë euro nga Bojan Jovanovski, që absolutisht nuk është e lejueshme për asnjë prokuror. Aspak nuk është e rëndësishme nëse ato vijnë prej çiftit Kamçev ose nga ndonjë person tjetër. Me rëndësi ka marrë para që nuk është e lejueshme me ligj”, deklaroi Ruskovska./MIA