Ruskoska tre orë ka referuar për Janevën para Këshillit të Prokurorëve

Thuajse tre orë shefja e Prokurorisë për krim të organizuar, Vilma Ruskoska ka referuar para Këshillit të Prokurorëve për përfshirjen e Katica Janevës në rastin “Reketi”.

Ruskovska ka prezantuar edhe shkresat shtesë nga kërkesa për paraburgim të Janevës dhe ka sqaruar se pse shefja e Prokurorisë Speciale Publike është e dyshuar dhe paraburgosur.

Ruskovska refuzoi të përgjigjet se pse qëndroi 3 orë në Këshillin e Prokurorëve dhe se me çfarë pyetjesh është përballur nga anëtarët e Këshillit në fjalë.

Në pyetjen e gazetarëve dhe përfshirjes së kryeministrit Zoran Zaev dhe funksionarëve të tjerë në rastin “reketi”, Ruskovska tha se Zaev përmendet vetëm në një vend në procesverbal nga dëshmia e biznesmenit Jordan Kamçev dhe atë në pjesën ku Kamçev ka thënë se zhvatjen e ka denoncuar tek kryeministri. Të gjitha të thënat e tjera i hodhi poshtë si spekulim, ndërsa shtoi se hetimi financiar është në rrjedhë.