Ruskoska me përgjigje deri te Mickoski: Është e pahijshme të përdoren emra personal në fushatën parazgjedhore

Si shumë të pahijshme e vlerësoi shfrytëzimin e emrave personal, prokurorja Vilma Ruskoska, lidhur me thirrjen e djeshme nga ana e liderit të opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski, i cili në “Protestën qytetare kundër padrejtësisë”, theksoi se ajo punon për liderin e LSDM-së dhe ish-kryeministrin Zoran Zaev.

“Mendoj se është shumë e pahijshme që emra personal të përdoren në fushatë parazgjedhore. Nëse kushdo qoftë ka vërejtje ndaj veprimit tim, atë duhet ta paraqes. Nëse nuk ka besim në prokurorin publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, atëherë deri te Këshilli i prokurorëve publik”, tha Ruskoska lidhur me fjalimin e djeshëm të Mickovskit.

Lideri i VMRO-DPMNE-së dje në protestë tha se as sot, as nesër kur qytetarët do t’u japin mandat, nuk do t’u bie ndërmend të përzihem në pushtetin gjyqësor, as të pengojë drejtësi për këdo qoftë”, potencoi Mickovski.

“Kërkojmë ngritje të hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e Zoran Zaevit, i cili përzihet në procedura të prokurorëve dhe gjyqësorit dhe vendimet e Gjykatës Supreme. Hetim prej një grupi prokurorësh që nuk do t’i zgjedh Ruskoska, më saktë Zoran Zaevi, por prokurorët në të cilët do të ketë besim opinioni ekspert si garanci për paanshmëri dhe pavarësi”, tha Mickoski.

Prokurorja sot pas përfundimit të seancës për proces gjyqësor për organizatorët e dhunës së 27 prillit u përgjigj edhe në pyetjen e gazetarëve lidhur me incizimet, të cilat deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski i dorëzoi deri te ajo, ndërsa për të cilat ajo pohon se janë indikacione për keqpërdorim të detyrës zyrtare të Zaevit.

“Do të thotë, incizimin që e soli Milloshoski dhe këtë dje që e solli janë dhënë për ekspertizë. Kështu që, e presim rezultatin e ekspertizës. Gjithashtu, Milloshoskin e kam lutur nëse mundet, normalisht, të sigurojë dosa dëshmitarë, të cilët do ta mbështesnin atë që është në incizim”, tha Ruskoska.

Theksoi se ai nga kjo ka kërkuar të sigurojë incizime nga Kabineti në Qeveri nga gjithë muaji maj vitin e kaluar, që tha se është joserioze, “për shkak se kushedi sa njerëz kanë qenë në kabinetin e kryeministrit të atëhershëm për tërë muajin”.

“Nëse do të caktonte ndonjë datë sigurisht se do të kërkohet incizim”, shtoi prokurorja.